Gazeta ka raportuar më parë se është arrestuar personi i cili dyshohet se e ka kanosur ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Gazeta mëson ekskluzivisht se i arrestuari është Lirim Shala, 26 vjeçar.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se më 28 maj 2025, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda pranë DHKOKR-së në Prishtinë ka iniciuar rast penal për veprën “Kanosje”, pasi përmes rrjetit social Facebook është kanosur Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Ku, pas veprimeve hetimore, më 29 maj është identifikuar dhe arrestuar Shala, dhe është marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit.
Me vendim të Prokurorit Kujdestar nga PTH Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet po vazhdojnë nën mbikëqyrjen e Prokurorit të rastit.