Brahimaj ‘i ashpër’ ndaj Limajt: Atij që ia bën gropën, në gropën e tij bie vet!

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj ka folur për ndarjen e rrugëve me Nismën, pas zgjedhjeve.

Brahimaj ka thënë se qysh në fillim ishte kundër bashkëpunimit me Fatmir Limajn.

“Limaj pa një konsultë paraprake pa njoftim i ndau rrugët dhe te ne thuhet ‘atij që ia bën gropën, në gropë bije vet’. Që në seancën e parë Limaj e kuptoi që është i mashtruar nga Kurti dhe filloi me votu kundër zonjës Haxhiu”, ka thënë Brahimaj.