“Dukesh sikur mbetesh po në vend, sikur je po në atë vorbullën…”
ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito. Në këtë intervistë të veçantë ajo ka treguar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj, familjen dhe projektet që pritet të vijnë shumë shpejt.
A flet akoma për BBV2 tani kur ulet me miqtë Kiara në tavolinë?
Unë kam qenë stratege, çfarë thua ti edhe një tullumbac mezor e shpova. (qesh) Jo, unë nuk flas për BBV dhe nuk më pëlqen që të komentoj së çfarë ka kaluar. Domethënë shoh më shumë përpara dhe nuk më pëlqen që të flas kur isha apo çfarë bëra sepse dukesh sikur mbetesh po në vend, sikur je po në atë vorbullën e Big Brother-it, por jo jeta vazhdon.