Një prej shumë skandaleve të publikuara rreth Ministrisë së Bujqësisë e cila udhëhiqet nga Faton Peci, është ajo e dhënies së granteve. Grantet për vëllain e dajën e Fitore Pacollit, këshilltarit të Pecit, bashkëpartiakut në Listën Guxo, kompanive që VV i promovon e të tjera – janë vetëm disa nga gjetjet që janë publikuar në media.
Për të gjitha këto, Peci e ka hedhur përgjegjësinë nga supet duke mohuar se është i përfshirë në dhënien e ndonjë granti “me t’njofshëm”, raporton Periskopi.
“Unë s’e di as kush aplikon”, pati thënë Peci në një studio televizive teksa fliste për grantet në AZHB.