Muharremi: 35% të të punësuarve në Kosovë po rrezikohen me vendime të gabuara të qeverisë

Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi ka hedhur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës.

Ai tha se afërsisht 35% të të punësuarve në Kosovë, ose mbi 1/3 po rrezikohen me vendime të gabuara të qeverisë pa u përgatitur për vendime, me kompanitë që po i punësojnë rreth 143 mijë persona.

Shenolli u shpreh se përqindja e energjisë në kosto operative aktualisht është rreth 10 përqind mesatarisht, pas 1 qershorit kosto e energjisë në operacionet e prodhuesve do të shkojë në 25 përqind të kostos totale dhe se kosto e energjisë në operacionet e prodhuesve po rritet në 150 përqind./Indeksonline/