Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas hapjes zyrtare të pikëkalimit kufitar të përbashkët Glloboçicë–Jazhincë me Maqedoninë e Veriut.
Ai e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në prag të sezonit turistik veror.
Sipas tij, kjo është pika e dytë kufitare që bëhet funksionale brenda dy muajve, pas asaj në Hani të Elezit – Bllacë, dhe do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy vendeve.