Edita Tahiri kritikon ambasadorët gjermanë e francezë: Pse nuk kërkojnë që Serbia ta heq Kosovën nga Kushtetuta?

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka reaguar ndaj kërkesave të ambasadorëve të Gjermanisë dhe Francës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ajo i quajti këto kërkesa të njëanshme dhe theksoi se në vend të tyre, diplomatët duhet të kërkojnë nga Serbia që ta largojë Kosovën nga Kushtetuta e saj.

Sipas saj, dialogu nuk mund të ecë përpara me diplomaci të njëanshme, ndërsa diplomacia kosovare ka qenë pasive gjatë gjithë mandatit të qeverisë së kaluar.

“Dy ambasadore, i Gjermanise dhe Frances po kerkojne asociacionin nga Kosova – ata duhet te kerkojne qe Serbia ta heq Kosoven nga kushtetuta e saj – me diplomaci te njeanshme..nuk ec para dialogu – ndersa diplomacia jone ka qene ne gjum gjithe kohes sa ishte kjo qeveri qe shkoi”, shkruan ajo në Facebook.