Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të seancës së 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në një prononcim për media, ajo theksoi se qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë politike, por për ndërtimin e institucioneve funksionale.
“Qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për bllokadë, ata kanë votuar për të ndërtuar institucione të reja. I bëjmë apel që të reflektohet, në mënyrë që të ecim tutje. Kërkoj falje që nuk po kemi lajme më të mira për t’ju dhënë”, u shpreh Çitaku.
Ajo bëri thirrje për përgjegjësi dhe bashkëpunim politik në funksion të tejkalimit të krizës aktuale institucionale.