“Big Brother” mbaroi, Rozana Radi e ashpër ndaj Egli Takos: “Do të doja të…”

Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Rozana Radi, dha një intervistë mbrëmjen e djeshme për emisionin “Goca & Gra”,

ku ndau me publikun reflektime për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në mesin e shumë pyetjeve që iu drejtuan, ajo që shkaktoi më shumë zhurmë ishte ajo që kishte të bënte me raportin e saj me një tjetër ish-banore,

Egli Tako — me të cilën Rozana pati përplasje të herëpashershme gjatë qëndrimit në shtëpi.

E pyetur: “A ke një emër që do të doje të mos ishe treguar aq zemërbutë me të?”,

Rozana nuk hezitoi aspak dhe u përgjigj qartë: “Egli Tako!”

Ndërsa për çështjen nëse ndjeu zhgënjim që nuk doli fituese, Rozana e mori me sportivitet:

“Kjo më jep forcë që të marr pjesë në një Big Brother tjetër” – u shpreh ajo mes të qeshurash.