Pse shqiptarët u besojnë aq verbërisht të huajve, e aq pak vetëvetës së tyre!?

Shkruan Fadil Maloku

(Ja një shpjegim ad hoc sociologjik)

1. Historikisht, prej që shqiptarët janë identifikuar si komunitet, si etni, si komb, e si organizim sociopolitik, por, jo edhe si individ e personalitete, gjithnjë e kanë bartur në (nën)vetëdije kompleksin e inferioriteti (kolektiv) dhe ate të superioritetit (individual) në raport me të tjerët! Jo me fajin e tyre sa me fajin e tjerēve, të cilēt u dëshmuan si mē tē shkathēt në krijimin dhe organizmin e jetës së vetës së tyre individuale e kolektive.

Dhe jo vetēm kaq, këta tē “tjerē” kētë shkathtēsi dhe organizim politik, social, kulturor, e besa edhe sish ushtarak e “mirëmbajtën” edhe përmes pushtimit dhe imponimit të vullnetit të tyre mbi shtetet, kombet dhe shoqëritë tjera të shquara sociologjikisht si “periferike”, ku në vorbullën e saj, e gjetën vetēn edhe parardhësit e shqiptarëve të sotëm. Këta parardhës tanë, që historia i identifikon herë si pellazgë e herë si ilirë, me indeferencën dhe jogatishmërinë për ta udhëhequr vetën e tyre (aludoj në kolektivin e organizuar sociopolitik, e jo fisin!)) mbetën peng (që nga Iliria e Dardania, e për të vazhduar më tej këtë “traditë” famēkeqe deri në ditēt e sotme) të ambicjeve dhe synimeve të këtyre “tjerëve”.

Duke u munduar që ta zbërthej, lojalitetin besimin, apo edhe “aftësinë ose prirjen” e akomodimit të shqiptarëve, ndaj pushtuesve, sunduesve (që shpeshëherë ngatërrohen (pa)qëllimshëm me termat dhe konceptet e miqësisë (shih ti edhe epike!) dhe aleancave të ndryshme që u “evidentuan” në gjitha katalogjet e historisë së qenësimit, po më duket që krejt kjo logjika verbëruese, lojaliteti nënshtrues e besimi blanko (që e kërkonin të huajt nga paraardhësit tanë) e ka burimin; pak te rrethanat sociopolitike, pak te kushtëzimet ekonomike, më shumë te ato ushtarake, por (s’duhet harruar!) edhe te ambiciet bajraktareske për t’u realizuar si karizma në “sytë” e komuniteti e psutuesëve?!

2. Dhe se e gjithë kjo temë e shtruar kështu me qëllim të zbërthimit tē origjinës sē kësaj rrjedhje, apo s’po di sa ta shquaj ndryshe, po më duket që më shumë është tematikë etike se sa antropologjike. Nëse është etike, kjo i bie që “vërbëria” jonë individuale, po edhe ajo kolektive sociologjikisht duhet gjurmuar tek kodet, normat dhe dosido edhe te periferizimi i tyre në gjithē historinë e organizimit psikosocial.

Por, nëse është antropologjike (gjë që shumë pak gjasa argumentuese), atëherë, këtë lloj besimi të vërbër që e kanë demonstruar shqiptarët ndaj të huajve, duhet kërkuar tek veçoritë biologjike të tyre. Që mendoj se është një “adresë” tërësisht e huqur! Ngase, po na del si “dëshmi” antisociale e antihistorike dhe aspak argumentuese.

3. Sē kēndejmi, dioptria sociologjike duket mund që na jap shpjegimin mē të përafërt e do shtoja edhe më të besueshëm për këtë farë veqorie e “produkt” historik tē identifikuar si “made in albania”!Sociologjikisht, mungesa e një përvoje historike e qeverisjes me vetën (sepse, me të tjerët si në perandorinë romake, ashtu ate otomane dhe ate serbe shqipet janë dëshmuar si mjaft të shkathët dhe të zotë), pastaj egoizmi i “ushqyer” përmes normave kodeve morale e kanunore, bashkë me indeferencën e “mirëmbajtur” përmes trysnisë së pushtuesve shekullor, ka bërë që kjo “traditë” famëkeqe e mos gatishmërisë për ta qeverisur vetëvetë kolektive socioplitike të bartet edhe në ditët e sotme.

S’kēndejmi, përgjigjeja sociologjike në pyetjen se; përse shqiptarët u besojnë aq shumë të huajve, “flenë” pér gjykimin tim sociologjik midis tjerash edhe në; historinë e tyre mbijetuese; në mungesën e traditës qeverisëse me vetën e tyre; në përvojën stereotipike ndajē vetës; në glorifikimin e aftësive të huajve, në…

Epilogu; BESNIKËRIA e verbër e shqiptarëve ndaj të huajve HISTORIKISHT, u dëshmua si e padobishme (sepse; nuk u shfrytëzua për maksimalizimin e interesave kombëtare e shtetërore), KULTURALISHT, si mjaft e rrezikshme (sepse; ajo na solli buzë greminës së asimilimit..!) ndërkaq, PERSONALISHT, si tejet e levërdishme (sepse, përfitimet e kësaj natyre shërbyen vetëm individit, rrethit familjar, klanit, grupit të interesit…).
Duket që edhe në ditët e sotme, është duke na përcjellur ky mallkim…

Më përmirësoni, nëse e kam gabim…