Plas sherri në emision ‘live’: “Veç je femër se…” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në emisionin televiziv “Krejt n’Debat”, ku të ftuar ishin këngëtari Robert Berisha dhe ish-missi Afërdita Paqarada.

Debati nisi rreth menaxhimit të jetës personale dhe imazhit publik, por shpejt kaloi në tone tensionuese kur Paqarada i drejtoi një këshillë Berishës për mënyrën si sillet në publik. Ajo tha se sjellja e tij shpesh perceptohet si ofenduese, çka ndikon edhe në mënyrën se si e trajtojnë mediat.

Por Robert Berisha reagoi ashpër ndaj komenteve të saj, duke thënë:

S’po du me të ofendu, por moj u bëj e mençur këtu se je femër, se me qenë mashkull ndryshe do kishim folur unë e ti.”

Deklarata e tij u cilësua nga shumë ndjekës si seksiste dhe provokuese. Afërdita Paqarada reagoi menjëherë duke iu kundërpërgjigjur:

“Me qenë mashkull, hajde e shohim… Unë ushtroj kick boks, dalim unë e ti.”

Moderatori ndërhyri për të qetësuar situatën dhe për ta rikthyer debatin në rrjedhë normale. Ndërkohë, rrjetet sociale janë mbushur me reagime të shumta, ku pjesa më e madhe kanë shprehur mbështetje për qasjen e qetë dhe të vendosur të Paqaradës, ndërsa kanë kritikuar gjuhën e përdorur nga Berisha./TEMA