Një rrëfim ‘TR0NDITES’, Egli Tako hap zemrën dhe mendjen te Grida Duma!

Në emisionin e saj “Top Story”,

Grida Duma ka trajtuar çështjen e shëndetit mendor,

duke veçuar rrëfimin e Egli Takos për përjetimin e saj me atak paniku gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”.

Grida, ndër të tjera, ka theksuar se vendimi i Eglit për të ndarë historinë e saj dhe për të qenë e sinqertë në një reality show është një veprim që meriton vlerësim, shkruan “Kosovarja”.

“Një nga personazhet e këtij ‘Big Brother’ që ka tërhequr vëmendjen deri në nivele të larta të reagimeve, ndërgjegjësimeve, Egli Tako këtë e ka kthyer edhe në një kauz të vetë, që shkon shumë kur personi është i vërtet, vijon të jetë i vërtet, është forcë absolute ajo që në publik ta besh këtë, që shkon në kundërshtim me pamjet e para, sepse t’i shikon një vajzë që është e palestruar dhe është publike edhe me parë” ishin fjalët e Dumës.

Gjatë qëndrimit të saj, Egli tregoi disa mënyra se si përpiqej të lehtësonte dhe të përballonte problemet me shëndetin mendor.