Reperi i njohur G Bani është parë së fundmi në shoqërinë e Rizartës, ish-banore e “Big Brother VIP Albania”.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale i tregojnë të dy duke kaluar kohë së bashku teksa realizojnë një vallëzim.
Disa nga ish banoret kanë shkuar për një emision në Turki, por se cili është raporti mes dyshes, kjo nuk është bërë e ditur, shkruan “Kosovarja”.
Komentet dhe spekulimet kanë nisur menjëherë nga ndjekësit, të cilët janë gjithmonë kuriozë për jetën private të personazheve publike.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend, G Bani kishte shprehur pëlqim për Danjen, por kjo nuk u kthye asnjëherë nga ana e saj.