Daut Haradinaj: Kurti po e shfrytëzon Albulena Haxhiun, kjo është e pandershme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Albulena Haxhiut, kandidate e propozuar nga Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit.

Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e përdor personalitetin e Haxhiut për qëllime politike.

Haradinaj e ka cilësuar këtë veprim si të pandershëm nga ana e Kurtit.

“Kurti po e shfrytëzon skajshmërisht personalitetin e saj dhe është e pandershme kur thotë që kjo nuk i ka votat, sepse unë i kam për Qeverinë. Në të kaluarën, praktika ka qenë që Kuvendi i ka pasur numrat, por jo Qeveria. Qeverisja ka qenë pjesë e matematikave, ndërsa tani, sipas Kurtit, Kuvendi nuk i paska numrat, por ekzekutivi po”, deklaroi Haradinaj.