Në qershor, kombëtarja e Zvicrës do të përballet me SHBA-në dhe Meksikën në dy ndeshje miqësore.
Në konferencën për shtyp, selektori i Zvicrës Murat Yakin foli për skuadrën e tij dhe një rikthim të mundshëm të Xherdan Shaqirit.
Murat Yakin ka habitur me një deklaratë në konferencë për shtyp.
Ai kanjoftuar skuadrën kombëtare me komentet e tij për Xherdan Shaqirin.
“U përpoqa ta kontaktoja dje dhe i dërgova një mesazh zanor.
E përgëzova për fitimin e kampionatit dhe performancën e tij.
Ne e respektuam vendimin e tij për t’u larguar nga Kombëtarja.
Ai e di rolin e tij dhe e luajti mirë në Kampionatin Evropian.
Por për mua, dera është ende e hapur.
Do ta shqyrtojmë në të ardhmen, por ai duhet të jetë gjithashtu i gatshëm””, tha Yakin, transmeton mediumi zviceran “Blick”.