Mbrëmjen e djeshme në Ferma VIP, fermerët janë prekur nga historia e jetës personale të Nennës.
E njohur për dinamikat që krijoi në këtë spektakël, kryesisht kur pjesë e tij ishin dhe Lim Hoti e Alba Pollozhani, Nenna emocionoi me rrëfimin e saj. Mes lotësh fermerja zbulon se si një tjetër femër shkatërroi jetën e saj.
Pjesë nga biseda:
Luana: A të ka marrë malli për dikë?
Nenna: Po, për motrën e vogël.
Luana: Si quhet motra e vogël?
Nenna: Suela.
Nenna, në rrëfimin e saj na zbulon gjithashtu emin e saj të vërtetë, i cili është Zelfie. Ajo tha se gjyshi i saj i ka vënë emrin e gruas me të cilin pati fëmijët, pasi ai ishte martuar katër herë.
Më tej ajo rrëfeu historinë prekëse të familjes së saj, ku një femër hyri në mesi të prindërve të saj.
Me lot në sy dhe plot emocion, Nenna dëshmon se si gruaja e re e babait erdhi në shtëpi, nëna e saj bashkë me fëmijët u larguan nga shtëpia. E nuk mbaroi me kaq! Pas përplasje mes dajave të saj dhe babait, u përdorën edhe armët.
“Gjithçka po shkonte mrië, deri sa një femër ndërhyri në jetën tonë. Ajo la familjen e saj, babai i bleu shtëpi, makinë asaj femre, po insistimi i saj ishte të vinte në shtëpinë tonë. Prindërit vendosën të ndahen kur ajo erdhi të vijë te ne. Pas 25 viteve martesë ata u ndanë. Dajat ndërhynë, ata e thirrën në telefon. Dajat e mi nuk u ndalën deri sa erdhi puna, ku babai plagosi dajën në sytë e mi me 5 plumba. Pastaj babai im përfundoi në burg. E lamë atë shtëpi, kërkuam shtëpi me qera. Dolëm vetëm me rroba trupi. Arritëm në pikën ku nuk kishim as bukë me ngrënë, kam lyp bum për qen aty ku punoja dhe i merrja”, tregoi Nenna mes lotësh.
Më tej ajo tha se u nis në Gjermani për t’i siguruar një shtëpi nënës.
Fillimisht Nenna tregoi se filloi punë në ndërtim. Ndërsa më tej u shpreh se ka dhe një vëlla të vogël por nuk e ka parë asnjëherë, si dhe e ka marrë malli shumë për babain, pasi ka shumë vite pa e parë.