“Langareca”- Çartet fort Dimal Basha pas kritikave që iu bënë gazetarit që e intervistoi Kurtin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka dalë në mbrojtje Blerim Haxhiajt, kryeredaktorit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), pas kritikave që mori përgjatë intervistimit të kryeministrit në largim, Albin Kurti.

Ai iu është referuar kritikuesve me termin denigrues “langareca”,

“Qenkan koordinu LANGARECAT duke e linçu gazetarin që e intervistoi Kryeministrin mbrëmë! I kish bë nervoz pse ka bë veç pyetje, e nuk është bë palë me ofendu! Veç AGK-ja paska mbet pa reagu kundër gazetarit!”, ka shkruar Basha.