Pas vendimit të radhës nga Dhomat e Specializuara në Hagë për të refuzuar lirimin e përkohshëm të Gjeneral Rexhep Selimit dhe të tjerëve, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli.
Kërçeli ndau një kujtim nga një vizitë e tij te “10-shi”, ku ka takuar Selimin dhe shokët e tij të luftës. Ai citoi një fjali që i kishte lënë mbresë, të thënë nga Selimi me qetësi e vendosmëri: ”Nëse duhet ta jap edhe këtë kontribut për vendin, duke luajtur tenis e duke pikturuar, kjo s’krahasohet me atë që kemi dhënë gjatë luftës.”
Reagimi i plotë:
Lidhur me refuzimin e lirimit të përkohshëm nga Haga për Gjeneral Rexhep Selimin dhe të tjerët.
Gjatë një vizite te “10-shi”, më mbeti në mendje një fjali e thënë me qetësi e vendosmëri:
“Nëse duhet ta jap edhe këtë kontribut për vendin, duke luajtur tenis e duke pikturuar, kjo s’krahasohet me atë që kemi dhënë gjatë luftës.”