Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, nuk është përgjigjur sërish gazetarëve në pyetjet rreth bllokadës në Kuvend.
Kurti po merr pjesë në vënien e gurthemelit të banimit të përballueshëm dhe social në Podujevë, ku edhe nga atje i iki pyetjeve të gazetarëve për bllokadën në Kuvend.
Kurti injoroi plotësisht pyetjet e gazetarëve, ndërsa foli për banimin social.
“Vetëm 13 komuna kanë aplikuar për banim të përballueshëm dhe social. Çështja të tjera të bllokimit janë në Prishtinë ne jemi për ndërtim këtu”, tha Kurti.
Kujtojmë se nesër do të edhe përpjekja e 19 me radhë për konstituim e Kuvendit të Kosovës që seanca pritet të nisë nga ora 11:00./Lajmi.net/