Dërguti: Roli që kishte Serbia në të kaluarën në Ballkan, tani është zhvendosur në Tiranë

Roli udhëheqës në rajonin e Ballkanit, që dikur i atribuohej Serbisë, tashmë po zhvendoset drejt Shqipërisë, sipas opinionistes Aida Dërguti.

Ajo kujtoi periudhën kur Edi Rama mori mandatin në vitin 2013, duke thënë se megjithëse nuk u tha hapur, kishte një perceptim që Serbia të ishte në krye të nismave rajonale, transmeton Periskopi.

“Nëse kthemi prapa shohim kur e ka marrë Edi Rama mandatin, në 2013, edhe pse nuk është thënë, por është nënkuptuar që lidere në këtë pjesë të Ballkanit, të jetë Serbia”. Fatkeqësisht në kohën e Merkelit është parë disi Vuçiqi si lideri i vendeve të cilat pretendojnë të hyjnë në Ballkan dhe ky është lajm që mirë që tani ky pozicion është zhvendosur në Tiranë, që është në të mirë të të gjithë shqiptarëve”, tha ajo në “Rubikon”.

Sipas saj, ky pozicion “tani është zhvendosur në Tiranë”.