Albulena Haxhiu dhe deputeti i PDK-së shkëmbejnë përshëndetje të ngrohtë në oborrin e Kuvendit

Ka dështuar për herën e 18-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, ka bërë të ditur se 52 deputetë kanë votuar për komisionin që ia mundëson VV’së ta votojë në mënyrë të fshehtë emrin për kryekuvendar.

Një deputet ka votuar kundër dhe s’ka pasur asnjë abstenim.

Pas përfundimit të seancës, në oborrin e Kuvendit të Kosovës e propozuara e VV-së, Albulena Haxhiu është parë duke u përshëndetur ngrohtësisht me deputetin e PDK-së, Nait Hasanin.

Në media ishte raportuar se Nait Hasani do ta mbështeste me votë formimin e Qeverisë Kurti, por këto raportime u mohuan nga vetë ai.

Seanca konstituive e radhës do të mbahet më 21 maj në ora 11:00.