Hati Brika ka festuar në mënyrë të ‘çmendur’ shifrën jubilare të 500 mijë ndjekësve në TikTok.
Influencerja e njohur ka bërë një blerje ‘bombë’ që duket të jetë mes tjerash edhe ‘diss’ ndaj shumë komenteve që ka marrë në tre muajt e fundit pas ndarjes nga Jashari.
Hati do jetë pronarja e një Mercedes Brabus që në tabelat e makinës mbanë inicialet e saj.
“Meqenëse na kishte rënë buxheti gëzuar 500 mijë ndjekës”, shprehet ajo duke përçuar mesazhin e qartë – pak nga bota e luksit të saj mund të ndryshojë tashmë pa jasharin në krah.
Epo gëzuar Hati dhe kujdes me shpejtësinë!