Vazhdon ngërçi politik, nesër për herë të 17-të tentim për konstituimin e Kuvendit

Nesër për të 17-ën herë me radhë do të mblidhen sërish deputetët në tentativën për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Vazhdimi i 17-të i seancës, që nisi më 15 prill do të nisë në ora 10:30.

Lidhur me mbajtjen e saj tashmë ka dalë me një njoftim zyrtar edhe Kuvendi.

Seanca e së enjtes u ndërpre pasi nuk kaloi komisioni për votim të fshehtë për Albulena Haxhiun e Vetëvendosjes, si kryeparlamentare.