Sot parashikohet të kemi ardhjen e një cikloni nga Afrika Veriore, dhe depërtimin e masave të ftohta nga veriu i kontinentit me origjinë polare, me ç’rast do të sjellin ndryshim drastik në kushtet e motit, veçmas në mes të muajit maj.
Si rrjedhojë, moti do të karakterizohet i vranët dhe me reshje shiu në të gjithë vendin, të cilat do të fillojnë që nga orët e para të 24-orëshit. Reshjet herë pas here pritet të jenë më intensive, ndërsa në zonat malore edhe reshje bore. Mund të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Sipas parashikimeve të fundit, orëve të pasditës dhe mbrëmjes, nuk përjashtohet mundësia për reshje bore edhe në ultësira, konkretisht në Rrafshin e Kosovës.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h, raporton MeteoKosova.
Temperaturat do të pësojnë ulje gradualisht gjatë ditës, nga 12 deri në 14°C sa pritet të jenë rreth mesnatës, duke zbritur prej 2 deri në 4°C në orët e vona të pasdites dhe mbrëmjes./Periskopi/