Një nga momentet më të komentuara të Ferma VIP ka qenë largimi i befasishëm i Albës dhe partnerit të saj Limi, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet dhe në publik.
Gjatë mbrëmjes së sotme në spektakël, Alba sqaroi për herë të parë publikisht arsyet e largimit të saj:
“E kam shprehur shumë qartë. Kam disa parime në jetë dhe para tyre nuk vendos asgjë. Edhe çmimi vjen pas parimeve,” – u shpreh Alba, duke lënë të kuptohet se vendimi i saj ishte i menduar dhe i pandikuar.
Në lidhje me spekulimet për raportin mes saj dhe konkurrentes tjetër, Nenes, dhe “tradhtinë” e dyshuar të Limit me të, Alba u shpreh prerë:
“Nena për mua nuk ka qenë aspak problem dhe nuk i kam kushtuar rëndësi. Për mua, rrënja e problemit është partneri që kam në krah.”
E pyetur nga Luana për “sekretin” e saj dhe Limit, për të cilin Alba ka thënë gjatë gjithë qëndrimit në fermë se nuk flet dot për të, Alba tha se bëhet fjalë për besën.
“Unë dhe Limi e kemi nga ajo që kemi ndjerë për njëri-tjetrin. Që jemi marrë vesh me sy, kjo do mbetet gjithmonë mister për publikun.”
Ajo theksoj se janë në një lidhje, dhe po vazhdojnë të njohin njëri tjetrin më shumë jashtë formatit.