S’do ta besoni sa vjeçe është përfaqësuesja e Polonisë në Eurovision

Polonia këtë vit përfaqësohet në Festivalin Evropian të Këngës në Eurovision nga këngëtarja e njohur Justyna Steczkowska me këngën Gaja. Me një performancë mbresëlënëse në gjysmëfinale, ajo arriti të sigurojë një vend në finalen e madhe të konkursit, ndërsa videoja e interpretimit të saj ka mbledhur mbi 1.8 milionë klikime.

Por ajo që tërhoqi edhe më shumë vëmendjen e publikut nuk ishte vetëm zëri apo skena, por mosha e artistes. Justyna ka lindur në vitin 1972 dhe do të mbushë 53 vjeçe këtë vit, gjë që i habiti shumë ndjekës të festivalit.

Komentet në rrjete sociale nuk munguan: “Ajo grua nga Polonia është 52 vjeçe”,“Ende nuk mund ta besoj që Justyna Steczkowska është 52 vjeçe”, “Ju lutem? Një grua polake është 52 vjeçe?”, “52-vjeçarja më seksi e të gjitha kohërave”.

Ky nuk është debutimi i saj në Eurovision. Justyna përfaqësoi Poloninë edhe në vitin 1995 me këngën Sama, ku përfundoi në vendin e 18-të. Këtë vit, ajo theu një rekord historik në festival, duke u bërë artistja me distancën më të gjatë kohore mes dy pjesëmarrjeve, duke kaluar rekordin 24-vjeçar të mbajtur nga Anna Vissi, e cila përfaqësoi Qipron në vitin 1982 dhe Greqinë në vitin 2006.

Ndërkohë, sonte mbahet gjysmëfinalja e dytë e Eurovisionit, ku 16 shtete do të konkurrojnë për të zënë 10 vendet e fundit në finalen e madhe që zhvillohet të shtunën, më 17 maj.