Kompletohet finalja e “Eurovision 2025”

Spektakli i dytë gjysmëfinal i Eurovision Song Contest 2025 u mbajt mbrëmjen e së enjtes në Basel duke sjellë në skenë emocione, zëra të fuqishëm dhe shfaqje mbresëlënëse.

Pas performancave të 16 shteteve pjesëmarrëse, u shpallën 10 finalistët e fundit që do t’i bashkohen garës për trofeun më të madh evropian të muzikës në natën e madhe finale që mbahet të shtunën, më 17 maj.

Këto janë 10 shtetet që siguruan një vend në finale nga nata e dytë gjysmëfinale:

Lituania

Izraeli

Armenia

Danimarka

Austria

Luksemburgu

Finlanda

Letonia

Malta

Greqia