S’po ndalet përplasja mes Gresës dhe Vullnetit – vazhdojnë “kunjat”

Përplasjet mes Gresës dhe Vullnetit, po vazhdojnë me deklarata e thumbime të ndërsjella në rrjete sociale, duke ngritur pikëpyetje për prapaskenën e ndarjes së shoqërisë së tyre.

Pas paralajmërimit të Vullnetit se do ta zbulojë të vërtetën e asaj që e quan “tradhti”, nuk vonoi reagimi i Gresës.

Ajo ia ktheu me një thumb të drejtpërdrejtë në Instagram:

“Pa mu je veç ‘përdorues i Instagramit’”, shkroi ajo.

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur mes tyre – nëse kjo përplasje ka të bëjë me ndonjë ndarje të vërtetë apo është pjesë e një loje për vëmendje në rrjete sociale.