PDK-ja në koalicion me VV-në? Ja çka thotë Qalaj

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka treguar nëse mund të ketë një koalicon mes Partisë Demokratike Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai është treguar i prerë për këtë, duke i thënë “jo” koalicionit më VV-në.

“Koalicion me VV-në nuk do të ketë asnjë votë kurr për jetë, une nuk e votoj asnjë koalicion edhe nëse është Bedri Hamza kryeministër.

Si unë, edhe shumica e deputetëve që i kemi në grupin parlamentar, edhe e gjithë PDK-ja jemi kundër themelimit apo koalicionit me VV-në, për shkak të hendekut të madh”, është shprehur ai në Tëvë1.