Laert Vasili ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe”. Ish-finalisti i “Big Brother VIP 4” foli për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri si dhe çfarë po ndodh tani me jetën e tij personale dhe profesionale.
Gjatë kësaj interviste, dy moderatorët e emisionit i kërkojnë aktorit të njohur që të marrë mamin e tij, Rebeka, për t’i bërë disa pyetje.
Elona dhe Salsano e ‘ngacmuan’ pak nënën e Laertit edhe në lidhje me ish-banoren, Valbona Mhilli.
Pjesë nga biseda:
Laerti: Jemi live në emision, kujdes çfarë do thuash, vetëm mos më shaj të lutem
Salsano: Mami Rebeka je live në “Ndryshe”, në Top Albania Radio. Sa herë i thua Laertit ‘më sill nuse në shtëpi’?
Rebeka: Asnjëherë
Elona: Po pse, nuk do t’a shohësh Laertin me një vajzë në krah?
Rebeka: Dua që të jetë me një bashkëshorte, të krijojë familje, të bëjë fëmijë, por nuk ia imponoj unë. Është e drejta vetëm e Laertit dhe e asnjë njeriu tjetër.
Salsano: Me çfarë cilësish e do nusen ti?
Elona: Si e do nusen, shqiptare, greke?
Rebeka: Si ta dojë Laerti. Po e deshi Laerti 1 herë, unë do ta dua 100 herë.
Salsano: Çfarë të keqe ka Laerti, që ti nuk ia rregullove dot gjithë jetën?
Rebeka: Laerti ka një të keqe që e kam edhe unë, është jashtëzakonisht i mirë. Ai edhe shpirtin e tij e jep për të tjerët
Salsano: Vetëm për Valbonën nuk e dha shpirtin
Rebeka: Nuk dinte Valbona ta manovronte Laertin se Valbona i bërtiste dhe e shante. Po si mund t’i jepte shpirtin Laerti?!