Zgjedhjet në Shqipëri, BE del me këtë REAGIM! Ja cili është qëndrimi i tyre (Video)

Zgjedhjet në Shqipëri ishin gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Ky është qëndrimi i Bashkimit Europian për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa fokusin e vendos edhe tek klima e polarizuar. BE thotë se do të ndjekë me kujdes të gjitha zhvillimet politike deri në certifikimin e rezultatit.

Edhe Bashkimi Europian thotë se zgjedhjet e 11 majit ishin gjithëpërfshirëse dhe transparente. Përmes një deklaratë të përbashkët nga shefja e diplomacisë së jashtme, Kaja Kallas dhe komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, përgëzohen autoritetet për zhvillimin normal të procesit zgjedhor në të gjithë vendin. Në deklaratë përmendet edhe vota e diasporës për herë të parë.

BE i referohet edhe përfundimeve paraprake të OSBE/ODIHR, duke theksuar dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe e organizuar mirë, pavarësisht disa mangësive.

“Të dielën, qytetarët e Shqipërisë ushtruan të drejtën e tyre demokratike për të votuar dhe për të zgjedhur përfaqësuesit në Kuvend. Ne përgëzojmë të gjitha autoritetet përkatëse që siguruan zhvillimin normal të procesit zgjedhor në të gjithë vendin. Këto zgjedhje shënuan gjithashtu për herë të parë edhe përfshirjen e votimit nga jashtë vendit.