Kohës së fundit është përfolur për një krizë në martesën e Big Bastës dhe Vesa Lumes, por paraqitja e saj në ‘Ferma VIP’ i ka shuar të gjitha dyshimet.
Për ditëlindjen e saj, Vesa zgjodhi të surprizojë bashkëshortin në ‘Ferma VIP’, duke krijuar momente plot romantikë dhe emocion. Ajo nuk i kurseu fjalët e ndjera, duke shprehur krenarinë për mënyrën se si Bastën po përfaqëson veten në këtë format televiziv, shkruan “Kosovarja”.
E padyshim ky veprim i saj ka emocionuar pafund reperin, duke u shprehur se “Jam lumturimisht i dashuruar, i martuar, babai i një fëmijë të mrekullueshëm, me femrën më të bukur në botë siç është Vesa Luma dhe e dua shumë”.
Gjithashtu çifti treguan se historia e tyre e dashurisë nisi pikërisht në “Vizion Plus” aty ku u hodhën hapat e parë të lidhjes së tyre.
Ja pamjet ne vazhdim: