Takimi i Presidentes: A do ulet në një tavolinë me Kurtin – Përgjigjet Haradinaj

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka deklaruar para mediave se tanimë e ka konfirmuar ftesë e Presidentes Osmani për takim me liderët e partive, përcjell Periskopi.

Ai u pyet nëse do të shkojë në takim të presidentes nëse shkon edhe Vetëvendosje. Haradinaj u përgjigj duke thënë se nuk e din.

“Do ta dëgjojmë presidenten me pa se çfarë qëndrimesh ka, çka sygjeron. Nëse kemi ndonjë sygjerim do ta japim, sikurse e dini ne jemi në pritje të vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese për vendimet që kanë ndodhur në seanca. Dje e kemi dorëzuar, këto ditë shpresojmë që Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë. Unë e kam konfirmuar ftesën te presidentja”, tha ai.