Policia e Kosovës ka mbyllur sërish rrugët ilegale në veri të vendit, të cilat ditë më parë ishin hapur nga ushtarët e KFOR-it.
Policia kishte mbyllur rrugët ilegale para disa kohësh, me qëllim që të parandalohej kalimi i kontrabandistëve, duke vendosur masa të mëdha të dheut në to, e që vende-vende kishte hapur edhe gropa.
Por, këto rrugë dyshohet të jenë hapur nga pjesëtarë të KFOR-it, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe Policia, jozyrtarisht.
Tani, raportohet se policia sërish ka mbyllur këto rrugë, duke e pamundësuar kalimin ilegal dhe kontrabandën.
Masa të mëdha të dheut janë vendosur në një prej rrugëve kryesorë ilegale.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje mbi rastin dhe do t’iu mbajë të informuar./IndeksOnline/