Gucati: Trendafilova kur vjen në Kosovë, vjen për të zezë – ka ardhur ta destabilizojë vendin

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, në protestën kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova në Kosovë, tha se reagimi ka qenë që Trendafilova mos të vijë në Kosovë fare.

Sipas tij, ardhja e Trendafilovas u bë për destabilizimin e vendit, pasi e njëjta vjen veë “për të zeza”.

“E dimë se ajo kur vjen në Kosovë vjen për të zezë. Kemi fëmijë të pagjetur, baballarë, nëna. Ajo e ka gjetur këtë ditë të vijë këtu. Mendoj se ka ardhur vetëm ta destabilizojë Kosovën. Pjesëtarët e UÇK-së kanë jetuar për drejtësi”, tha Gucati.