Ish-deputeti dhe veprimtari i njohur politik, Gani Geci, ka publikuar për herë të parë një dokument zyrtar që daton nga viti 2019, ku dëshmohet emërimi i tij si këshilltar politik nga Marigona Geci.
Sonte në debatin n’PIKË, Geci ka ndarë vendimin zyrtar të nënshkruar nga Marigona Geci, duke e caktuar atë në pozitën e këshilltarit politik.
“Që nga viti 2019, me vendim zyrtar jam emëruar këshilltar politik. Ky është dokumenti që për herë të parë po e bëj publik,”.
Ky veprim vjen në një periudhë kur dinamika politike brenda subjekteve dhe figurave individuale në skenën publike po pëson zhvillime të reja.
Publikimi i këtij dokumenti mund të shihet si një lëvizje për të sqaruar pozicionin dhe rolin e tij.