Skandal në Spanjë pas golit të anuluar të Barcelonës – “Faleminderit Zotit!”, dëgjohet në dhomën e VAR-it

Lojtarët e Barcelonës mposhtën Real Madridi me rezultat 4-3 në ndeshjen e xhiros së 35-të të La Ligës, në një El Clasico joreale për të cilën do të flitet me vite, dhe triumfi mund të kishte qenë më bindës nëse goli i Fermin Lopez në minutat shtesë të ndeshjes do të ishte pranuar.

Goli u anulua për shkak të një prekjeje me dorë më herët gjatë aksionit, dhe tani pamjet nga dhoma e VAR-it kanë shkaktuar një stuhi të vërtetë midis tifozëve të Barcelonës, shkruan Telegrafi, transmeton Periskopi.

Konkretisht, gjyqtari në dhomën e VAR-it, Martinez Munuera, e paralajmëroi gjyqtarin kryesor Hernandez Hernandez që ta anulonte golin sepse, pasi sipas mendimit të tij, topi i kishte rënë në dorë Ferminit.

Megjithatë, ajo që shkaktoi revoltën ishte një zë i panjohur në sfond të regjistrimit, i cili mund të dëgjohet për një moment duke thënë: “Faleminderit Zotit!” (në sekondën e 37-të të videos së bashkangjitur).

Siç pritej, videoja u bë shpejt virale, dhe fansat shprehën pakënaqësinë e tyre në komente për shkak të kësaj mënyre komunikimi.

Kujtojmë që Barcelona fitoi 4-3 mbrëmë në ‘Montjuic’, duke e mposhtur kështu Real Madridin për herë të katërt këtë sezon me një diferencë golash prej 16:7.