Fermerja ka marrë një letër nga prindërit e saj, e cila solli emocione të forta si për të, ashtu edhe për publikun.
Ata i shprehën vajzës së tyre mbështetjen dhe krenarinë për mënyrën se si po e përballon eksperiencën në fermë.
Prindërit e Albës shmangën komentet për ngjarjet e ndodhura brenda fermës, përfshirë marrëdhënien e saj me Lim Hotin.
Ky mesazh i tyre erdhi pas një momenti të vështirë për Albën, kur në spektaklin e kaluar ata nuk pranuan ta takonin në fermë.
Më poshtë keni letrën e plotë:
“E dashur vajza jonë, Alba,
Dita kur ti linde solli në jetë një bukuri, ashtu siç je ti. Na fale gëzimin më të madh në jetë, të jemi prindër për herë të parë. Që nga ai moment, jetët tona ndryshuan dhe nuk ndalën për asnjë çast, për të arritur këtu ku jemi.
Me qëndrimin tënd në Ferma VIP, fokusi ynë je ti dhe vetëm ti. Të kemi parë të fortë, ashtu siç je edhe në jetë.
Për ngjarjet në fermë, ne zgjodhëm heshtjen. Ne, si prindër, zgjodhëm heshtjen. Heshtja ka një mision në jetë, dhe ai është të falësh mirësi. Këtë duam edhe nga ty, të shijosh të mundurën, edhe kur duket e pamundur.
Siç shkruan edhe Dostojevski: Më jep një dhimbje që të të fal një kryevepër, dhe kryevepra jonë je ti.
Shijoje qëndrimin tënd në Ferma VIP. Të duam pafund, deri në frymën e fundit.
Mami dhe babi”.