Edi Rama flet me Hashim Thaçin: Komandanti ishte në formën e vet më të mirë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka publikuar një fotografi, ku ka treguar se ka folur në telefon me ish-presidentin Hashim Thaçi, u cili është duke u gjykuar në Hagë.

“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, ka shkruar Rama, pa dhënë shumë detaje të tjera.

Ndryshe, dje në Shqipëri janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe bazuar në rezultatet e KQZ, Rama është duke kryesuar bindshëm.