VV antikushtetueshëm i referohet Pecit “ministër dhe deputet”, Mehmetaj: Shkelje brutale dhe flagante, pa kokëçarje

Vetëvendosja anitkushtetueshëm iu referua deputetit Faton Peci si “ministër dhe deputet” për çka reagoi gazetar Lirim Mehmetaj, duke e quajtur “shkelje brutale dhe flagrante”.

Në postim bashkëngjiti Nenin 72 të Kushtetutës së Kosovës ku shprehimisht ndalohet bartja e dy pushteteve: ezkekutiv dhe legislativ.

Postimi i Mehmetajt:

Kush e ka dertin e Kushtetutes…

Neni 72 i Kushtetutes po tregon qartesisht (pa nevoje per interpretim) qe deputeti s’mund te mbaje pozite tjeter pos asaj te deputetit.

Vetevendosja iu referohet, si ne kete rast, deputeti/ministri Faton Peci.

D.m.th shkelje flagrante e brutale e pranuar pa kokeçarje.

Normalisht, te njejtit kur iu duhet arsyetojne e argumentojne me Kushtetute.

Gjejeni nje vend tjeter ne bote ku shkilet kaq krenarisht esenca mbi te cilen qendron krejt organizimi shteteror.