Nuk kishte ndodhur më parë! I shoqëruar me kamera, Big Basta lë Ferma Vip dhe shkon të votojë!

Ndodh për herë të parë në Shqipëri. Big Basta ka lënë për pak çaste ambientet e Ferma VIP

për të shkuan në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, për të shprehur vullnetin e tij si votues.

Big Basta është ndjekur LIVE nga Ferma VIP e deri në shkollën Fan Noli nga produksioni i Ferma VIP, Tring dhe Vizion Plus.

Si asnjëherë më parë në një reality show në Shqipëri, ndodh që një garues të votojë LIVE për zgjedhjet politike në vend.

Pas votimit, Big Basta ka dhënë dhe një mesazh për qytetarët dhe fansat e tij.

“Emocionet janë mikse. Mendoj që e prisja që do të votja, pavarësisht se jemi pjesë e Ferma VIP. Ndihem i plotësuar. Uroj që kushdo që të votojë të bëjë maksimumin për Shqipërinë dhe shqiptarët“, tha Big Basta pas votimit.