Në natën e mbrëmshme, Gjesti ishte i pranishëm në një club të njohur në Austri, ku atmosfera ishte e ndezur dhe i mbushur plot me të rinj, ndërsa shumica e të pranishmëve ishin vajza.
Gjatë performancës, ndodhi një ngjarje e pazakontë kur DJ personal i Gjestit vendosi të luante këngën “U Halite”, një këngë që Gjesti nuk e ka kënduar kurrë. Ai ka shpesh ndarë se kjo këngë i kujton një periudhë depresive të jetës së tij, për të cilën ka folur edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.
Pas disa minutash tensioni, situata mes tyre u qetësua dhe Gimbo vendosi të luante super hitin e Gjestit, “HMM”, këngë që numëron mbi 22 milion klikime. Nervozizmi i Gjestit zgjati shumë pak dhe festa vazhdoi menjëherë, duke rikthyer atmosferën pozitive dhe energjinë në club.
https://vm.tiktok.com/ZMSJsF9jv/