Dramat mes ish-banorëve të Big Brother nuk po ndalen as jashtë shtëpisë.
Natën e mbrëmshme, Loredana Brati organizoi një festë të madhe për ditëlindjen e saj, ku ishin të ftuar shumë miq e figura publike, përfshirë edhe disa nga ish-banorët e Big Brother. Në mesin e tyre ndodheshin edhe Xheneta dhe Egli, të cilat, duket se nuk kishin aspak kontakt gjatë mbrëmjes.
Sipas një videoje të publikuar, tensioni mes dy vajzave ishte i dukshëm – “shihet Egli duke u larguar plotësisht nga festa në momentin që kishte parë se në ditëlindjen e Loredanës ishte e pranishme edhe Xheneta”, thuhet në përshkrimin e videos që po qarkullon në rrjete sociale.
Ky veprim i Eglit ka rikthyer vëmendjen mbi raportet e tensionuara që kanë mbetur pezull që nga përfundimi i reality show.
Ja dhe video ne vazhdim: