E pazakontë! Dhia i ‘pret rrugën’ ciklistëve të Giro d’Italia, ja cfarë ndodhi më pas!

Një episod aspak i zakontë ka ndodhur sot gjatë etapës së tretë të garës ndërkombëtare çiklistike Giro d’Italia, e cila po zhvillohej në qytetin e Vlorës.

Teksa garuesit po përshkonin itinerarin, një tufë dhish ka dalë papritur në rrugë, duke ndërprerë për pak sekonda rrjedhën e garës. Momenti më i tensionuar ndodhi kur një dhi e vetmuar, me shpejtësi, hyri mes çiklistëve, duke rrezikuar seriozisht përplasjen me të paktën tre prej tyre.

Pamjet që tashmë po bëhen virale tregojnë momentin kur kafsha kalon mes sportistëve, duke sjellë një reagim të menjëhershëm nga garuesit dhe stafi i organizimit.

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua dhe gara vijoi normalisht, por situata ka ngjallur jo pak komente në rrjet për “sfiduesen” e re të pistës.

Ky është një prej atyre episodeve që tregon se edhe garat më prestigjioze nuk janë imunë ndaj surprizave të natyrës – sidomos kur zhvillohen në zona ku kafshët janë ende një pjesë e përditshmërisë.
Ja video ne vazhdim: