Dalin pamjet/ Alba kap Limin të zhveshur në shtrat

Edhe pse ideja për ta bërë Alban xheloze u realizua, kjo nuk është përtypur lehtë nga ana e saj.

Në mëngjes, personi i parë që u fut në shtëpinë e fakirit ishte Alba, për të parë në çfarë gjendje ndodhej Limi dhe nëse kishte mbajtur fjalën që i kishte dhënë.

Ajo që pa Alba ishte mjaft tronditëse për të në momentin që hyri në shtëpinë e fakirit, ajo i hoqi jorganin Limi dhe pa se ai me Nennën të dy ishin shumë afër njëri-tjetrit, dhe gjatë gjithë natës kishin fjetur vetëm me të brendshme.

Kjo bëri që Alba të shpërthente në të bërtitura, duke i thënë “Për çfarë ta dhashë besën? Për këto gjëra?”, ndërkohë që i tërhiqte jorganin për ta ekspozuar skenën para syve të publikut.

Reagime nuk munguan as nga fermerët, të cilët komentuan se zemra e Limit është bërë si hotel hyjnë e dalin femrat pa ndalur.
Ja pamjet: