Lufta Pakistan- Indi, lajmërohet kosovari që jeton atje: Nuk di as çka do të bëjë, s’kam si të iki

Pas shpërthimit të luftës mes Indisë dhe Pakistanit, është lajmëruar i shqetësuar një kosovar që jeton atje.

Ceki Hoti, përmes një video në TikTok, iu është përgjigjur ndjekësve, të cilët e kanë pyetur pse nuk po largohet nga Pakistani.

Ai deklaron se nuk po mundet të largohet pasi janë mbyllur rrugët.

“Ja ka nisë lufta mes Pakistanit dhe Indisë, nuk muj me ikë, se s’ka, portet janë mbyllë, rrugët janë mbyllë, s’kam viza ka me shku, kshtu që cka ka me bo s’di as vet, po jam tu kqyrë” thotë ai në një video në Tiktok, drejtuar ndjekësve, transmeton Insajderi.

Dy javë pas një sulmi vdekjeprurës terrorist në rajonin e kontestuar të Kashmirit, India ka lëshuar raketat drejt Pakistanit. Qeveria indiane pretendon se ka kryer nëntë “sulme precize ndaj kampeve terroriste” në Kashmir. Pakistani, në anën tjetër, thotë se ka rrëzuar disa aeroplanë indianë dhe kërcënon me një kundërpërgjigje të menjëhershme ndaj Indisë.

Përshkallëzimi i tensioneve nuk është befasues. Që pas sulmit terrorist të 22 prillit, zyrtarët indianë fajësuan grupin terrorist pakistanez Lashkar-e-Taiba dhe akuzuan autoritetet pakistaneze për bashkëpunim.

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, i hodhi poshtë këto akuza dhe i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndikojnë mbi Indinë për të shmangur përshkallëzimin. Këto sugjerime nuk u morën parasysh nga Nju-Delhi./Periskopi/