Një nga personazhet më të dashura të sezonit të fundit të Big Brother VIP Albania, Loredana, ka festuar sot ditëlindjen e saj të 26-të – dhe në stilin që vetëm ajo di!
Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale momente nga festa intime me miqtë e zemrës, ku nuk mungoi as torta e veçantë.
Ajo mbante të stampuar një nga batutat më të spikatura të Loredanës brenda shtëpisë më të famshme në vend – një detaj që bëri menjëherë xhiron e rrjetit.
Përveç tortës, vëmendje tërhoqi edhe një buqetë e madhe trëndafilash që Loredana ka marrë si dhuratë. Spekulimet nisën menjëherë: A është kjo një shenjë nga Jozi?
Që nga momenti i daljes së tyre të papritur, pas incidentit me Gjestin, çifti nuk është shfaqur më bashkë dhe raporti i tyre mbetet ende një mister për publikun.
E një nga buqetat tjera ka emër. Ajo i ka ardhur nga prezantuesi Ledion Liço.