Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se do ta diskutojë me kryesinë e partisë propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për formimin e një qeverie të tranzicionit deri në zgjedhjen e presidetit.
Krasniqi tha se është i gatshëm t’i takojë dhe të komunikojë me të gjithë liderët.
“Ju e dini që s’i kam ikë asnjë takimi. Unë e kam takuar edhe Albin Kurtin. Normalisht që kolegët e ish-opozitës i takoj edhe më lehtë dhe edhe më me dëshirë”, tha ai.
”Ky është një degradim. Ky është edhe dhunim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës”.
”Zgjedhjet kanë prodhuar këtë përbërje të Kuvendit që e ka për obligim”.
”Tendenca imponuese, mospajtimi i tyre me faktin që s’kanë shumicë dhe s’do ketë shumicë parlamentare e kanë lënë peng shtetin”.
”Vendi duhet t’i ketë institucionet e konsoliduara. Qeveria e re duhet të votohet, por secili duhet ta luaj rolin e vet. Zgjidhja tashmë është evidente, e cila ka dështu dhe do të dështojë sa herë që vjen në Kuvend”.
”Ftoj edhe një herë Albin Kurtin të na tregojë a e ka më të rëndësishme Albulena Haxhun a 1 milionë qytetarë?”.