Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se është i hapur për t’u ulur me partitë opozitare, raporton Periskopi.
Ai para mediave deklaroi se do të angazhohet për qeveri të opozitës.
Haradinaj u pyet nëse pranon të ulej me LVV’në, ai u përgjigj shkurtimisht me “JO”.
“Ftesa për konsultë nuk ka gjë të keqe. Nuk ndryshon qëndrimi sa i përket qeverisë së opozitës, por po ashtu nuk na pengon ftesa e LDK-së për konsulta”, tha Haradinaj, duke iu referuar ftesës së një ditë më parë të LDK-së që të gjitha partitë politike shqiptare të bashkëpunojnë për qeveri tranzicionale deri vitin e ardhshëm.