Avokati kryesor i Kadri Veselit shihet me ekipin e tij në Prekaz, te varrezat e familjes Jashari

Avokati kryesor i Kadri Veselit, Rodney Dixon sot gjatë ditës ka vizituar Kosovën.

Dixon qëndroi sot në Kosovë përkatësisht në Prekaz ku vizitoi edhe varrezat e familjes Jashari.

Avokati i Veselit erdhi në Kosovë për të njohur nga afër vendi nga vjen Veseli.

Rodney Dixon, një avokat me përvojë të gjerë ndërkombëtare, është caktuar si kryembrojtës për Kadri Veselin.

Dixon ka një karrierë të spikatur në fushën e të drejtës ndërkombëtare publike dhe penale, si dhe të drejtave të njeriut, duke përfaqësuar qeveri, politikanë të shquar dhe individë në raste të ndërlikuara globale.

Ndër rastet më të spikatura ku Dixon ka qenë i angazhuar, përfshihen përfaqësimi i Qeverisë së Afganistanit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, mbrojtja e viktimave ujgure në rastin e gjenocidit të supozuar nga autoritetet kineze dhe përfaqësimi i Al Jazeera-s në rastin e vrasjes së gazetares Shireen Abu Akleh.

 

VIDEO: